Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim mësimdhënësit vitias, Dostan Maliqi dhe Emrush Sadiku, të cilët sapo kanë dale në pension.
Me këtë rast ai i falënderoi ata për kontributin e dhënë në arsim ndër vite duke e çmuar lartë punën e tyre në arsimimin e gjeneratave të shumta duke ju uruar atyre edhe pensionim të rehatshëm.
Kryetari Haliti gjithashtu ju ka ndarë atyre nga një mirënjohje.
Fjalë miradije për dy mësimdhënësit vitias patën edhe drejtoret e shkollave, ku ata së fundmi kanë punuar por edhe drejtoresha e Arsimit në Viti, Arta Ajeti. /2LONLINE/