DYLON

UEFA e fut Genc Nuzën në listën e gjyqtarëve premtues për 2023/24

UEFA e fut Genc Nuzën në listën e gjyqtarëve premtues për 2023/24
Avatar photo Redaksia

Futbolli kosovar shënon një tjetër arritje në sektorin e ndarjes së drejtësisë. Është gjyqtari Genc Nuza, i cili është përfshirë nga UEFA në programin “Mentor&Talent” për edicionin 2023/2024, njofton faqja zyrtare e FFK-së.

Njëri nga gjyqtarët më të dalluar në vitet e fundit në Kosovë, i cili me sukses ka ndarë drejtësinë edhe në ndeshjet ndërkombëtare, ka hyrë në programin e 20 gjyqtarëve më premtues të UEFA-së. Ai do ta ketë mentor ish-gjyqtarin e njohur të FIFA-s, belgun Frank De Bleeckere.

EkoHigjiena

Ky program do të fillojë më 29 gusht. Nuza është shprehur i nderuar për përfshirjen në këtë program, e veçmas për faktin se për mentor do ta ketë një ish-gjyqtar me renome botërore.

“Jam tejet i lumtur që jam i zgjedhur nga UEFA si gjyqtar premtues për të ardhmen dhe që do ta kem një mentor siç është Franck De Bleeckere, i cili ka qenë gjyqtar në Kampionate botërore e evropiane. Shpresoj ta ngrisë nivelin e referimit tim edhe më shumë gjatë këtij programi me ndihmën e mentorit tim”, theksoi Genc Nuza, i cili ndodhet në Maltë, ku po ndan drejtësinë në Kampionatin Evropian për grupmoshën U19, njofton faqja zyrtare e FFK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.