Shoqata e pemëtarëve “California” nga Vitia të cilët dorëzojnë pemët e tyre në pikën grumbulluese dhe Fabrikën e Prodhimit të Lëngjeve “Biofruti” në Viti kanë pranuar sot 74 arka druri 1 tonëshe.
Kjo gjë u bë e mundur falë bashkëpunimit të Komunës së Vitisë me Helvetas Swiss Intercoperation-Projekti Aftësitë për Punësim Rural (APR) dhe implementimit nga Grupi Lokal i Veprimit „Vitia“.
Me këtë rast zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Veton Ademi kanë vizituar edhe për së afërmi këtë pikë grumbulluese të pemëve nga e cila prodhohen lëngje 100% natyrale por edhe pije alkoolike.
Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu tha se Komuna e Vitisë, në bashkëpunim me partnerët e saj po bënë përpjekje të ndihmoj fermerët vitias në të gjitha sektorët.
“Ndoshta kjo ndihmë është simbolike por ne asnjëherë në partnerët tanë nuk do të harrojmë të përkrahim fermerët tanë në të gjithë sektorët dhe atë sipas mundësive buxhetore të cilat i kemi”, u shpreh Aliu.
Kurse, Lulzim Isufi, menaxher në Fabrikën e lëngjeve “Biofruti”-Viti, tha se sado e vogël që duket kjo përkrahje ajo ka rëndësinë e saj të veçantë për sektorin e pemëtarisë në këtë komunë.
Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, u shpreh se përveç se më parë pemëtarët vitias janë përkrahur me rezervuarë për ujitjen e pemishteve ata tani janë përkrahur edhe me 74 arka druri 1 tonshe.
Hasip Alidema, pemëtar vitias tha se ata janë të kënaqur me këtë fabrikë e cila fillimisht iu ka dhënë përparësi gjatë grumbullimit të pemëve pemëtarëve vitias.
Më pas zv. Kryetari Aliu dhe Drejtori Ademi dhe të tjerë kanë vizituar edhe këtë fabrikë ku bëhet prodhimi i lëngjeve 100% natyrale por edhe pije alkoolike.