(2LONLINE) – Qytetit të Pejës i është shtuar klubi me i ri i Karatesë “Arena”, themelues i të cilit është mjeshtri i këtij sporti bujar, Bajram Desku, me përvojë 20 vjeçare si trajner i dëshmuar.
Desku filloj të merret me karate që nga viti 1981 ku ishte anëtarë i ekipit ish-”Partizani” te Pejës, pjesëmarrës i shumë garave dhe fitues i medaljeve gjerë ne vitin 1990, pastaj, ne vitin 1993 se bashku me disa kolegë te klubit, fillon angazhimin si trajner i klubit te Karatesë ”Peja” deri në tetor 2013, e ku nga tani është themelues i klubit të ri atij të quajtur “Arena”.
Desku ka thënë se klubi i i karatesë “Arena” është themeluar si nevojë e kohës dhe kërkesë të shumë karateistëve. “Synimet e klubit për të ardhmen ndërlidhen me krijimin e një shkolle “Akademie” për sportistët e rinj të karatesë si dhe përgatitjen e sportistëve pejan e kosovarë për garat kombëtare e ndërkombëtare”, ka thënë Desku, që njëherësh është edhe instruktor i shkalles 5-Dan dhe refer kombëtar i Kosovës prej vitit 2000.
Sipas tij , K.K.”Arena” do të jetë porta hyrëse e karateistëve tanë kudo në botë. /2lonline/