Partia Demokratike Shqiptare mbajti mbledhjen e saj të kryesisë së përgjithshme dhe në bazë të diskutimeve të anëtarësisë ka lëshuar një komunikatë për media duke treguar për hapat drejt formimit të qeverisjes së re komunale në komunën e Preshevës.
Komunikata e plotë e PDSH-së:
Praktika e bisedimeve njëmujore rreth koalicionit PDSH, PVD dhe LR u tregua e dëmshme për demokracinë e regjionit tonë që është kultivuar përgjatë këtyre tridhjetë viteve pluralizmi politik në Preshevë e më gjërë.
Prandaj, ftojmë PVD e LR që të njohin parimet e demokracisë dhe respektojnë fuqinë e votës elektorale në raport me partnerët e koalicionit të mundshëm.
Në këtë kontekst, funksioni i kryetarit të komunës në vazhdimin eventual të bisedimeve brenda bllokut PDSH, PVD dhe LR, për PDSH-në është i panegociueshëm sepse i takon partisë me fuqinë më të madhe politike brenda këtij blloku.
Ndarja e funskioneve në administratë komunale dhe pushtet lokal të kryhet sipas fuqisë politike brenda këtij blloku subjektesh PDSH, PVD, LR dhe UDSH, në mënyrë proporcionale.
PDSH është e përkushtuar të vazhdoj negocimin në këtë formacion politik gjer tani opozitar me qëllim që fuqishëm t’a kthejë në bllok subjektesh politike partnere në pozitë.
PDSH është shumë e përgatitur dhe e gatshme të përballet edhe me sfidat e radhës që mund të vijnë si pasojë e mosmarrveshjeve eventuale mes subjekteve politike të bllokut PDSH, PVD dhe LR.
BURIMI: Titulli.com