DYLON

Ragmi Mustafa: Serbia, përveç njohjes së shtetit të Kosovës, s’ka rrugë tjetër

Ragmi Mustafa: Serbia, përveç njohjes së shtetit të Kosovës, s’ka rrugë tjetër
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSh), Ragmi Mustafa, ka thënë se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk mund të zgjasin deri në pafundësi.

Ai ka bërë me dije se ka ardhur koha që dialogu të përfundojë me njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Mustafa ka deklaruar se Serbia nuk ka rrugë tjetër përveç njohjes së shtetit të Kosovës.

EkoHigjiena

Ai ka treguar se gjendja në Luginën e Preshevës nuk ka ndryshuar meqë nuk ka ndonjë përparim për realizimin e të drejtave të shqiptarëve.

Mustafa ka thënë se shqiptarët janë në pritje për realizimin e të drejtave të tyre në të gjitha fushat, sidomos në përdorimin e lirë të gjuhës shqipe, flamurit kombëtar, teksteve mësimore, si dhe lëvizjes së lirë.

BURIMI: Epoka e re

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.