(2L ONLINE) – Partia demokratike e Kosovës (PDK), dega në Gjilan e ka vlerësuar lartë performancën e këshilltarëve të saj që janë pjesë e Kuvendit komunal të Gjilanit, e ata janë vlerësuar edhe nga Zenun Pajaziti, deputet dhe përfaqësuesi i PDK-së në qendër.
Në takimin e kryesisë së PDK-së në Gjilan, përfaqësues nga Grupi i Këshilltarëve Komunal të këtij subjekti politik njoftuan anëtarët e kryesisë së degës, për angazhimin e tyre në punën e Kuvendit Komunal të Gjilanit. Po ashtu edhe anëtarët e komisioneve profesionale prezantuan punën e tyre në komisionet përkatëse, gjatë periudhës gjashtë mujore të këtij viti.
Gjatë takimit, grupi i Këshilltarëve Komunal prezantoi edhe planin e veprimit për gjashtë mujorin e dytë të vitit 2014. Puna e deritanishme dhe plani i veprimit për të ardhmen u vlerësua lartë nga ana e kryesisë së PDK-së në Gjilan.
Mbështetje të fuqishme për punën e tyre, iu dha edhe nga përfaqësuesi i PDK-së në qendër Zenun Pajaziti, i cili tha se grupi i Këshilltarëve Komunal të PDK-së në Gjilan, është grupi më aktivë nga të gjitha grupet e Kuvendeve Komunale në nivel të Kosovës. /2L ONLINE/