“Vetëvendosje e ka bllokuar PZHK-në, shumë projekte kapitale nuk do të mund të nisin pa miratimin e saj nga Kuvendi Komunal”, thuhet në një reagim të Komisionit për Urbanizëm të Degës së PDK-së në Gjilan.
Ja reagimi i plotë:
VV e ka bllokuar PZHK-në, shumë projekte kapitale nuk do të mund të nisin pa miratimin e saj nga Kuvendi Komunal
Zona Ekonomike, rruga qarkore, kampusi i universitetit, varrezat e reja të qytetit, sheshi qytetit, planifikimi i hartave zonale, hartimi i planeve rregulluese dhe shumë projekte tjera kapitale nuk mund të nisin pa miratimin e Planit Zhvillimor Komunal.
Janë të kota nënshkrimet e marrveshjeve të financimit të projekteve me ministritë përkatëse, sepse ato nuk mund të realizohen në teren, por vetëm mund të vizatohen apo të prezantohen në makete për adhuruesit e dizajnit. Kjo po dëshmohet çdo ditë, ku kryetari i Gjilanit ende nuk ka mundur të bëjë asgjë më shumë se vizatimet e dizajnuara në 3D.
PDK në maj të vitit 2022, e ka përkrahur dhe votuar anulimin e PZHK-së me qëllim të korigjimit të saj, për të ndryshuar vendin e zonës ekonomike dhe të varrezave të qytetit. Zotimi i VV-së dhe urbanizmit ka qenë që pas ndryshimeve të dakorduara, brenda 2-3 muajsh do ta sjellin për miratim në Kuvendin Komunal të Gjilanit. Mirëpo edhe pse kanë kaluar 27 muaj dhe qeverisja e dështuar e VV-së nuk ka vepruar fare në këtë drejtim.
Qindra qytetarë të Gjilanit sot kanë mbetur pengë për shfrytëzimin e pronave të tyre. PZHK në fuqi është miratuar para më shumë se 15 viteve, ku janë të parapara hapësira të caktuara për infrastrukturë publike dhe për të cilat komuna e Gjilanit duhet të bëjnë zgjidhje ligjore në interesin publik dhe qytetarë.
PDK i bënë thirrje publike kryetarit të komunës që mos ta pengojë urbanizmin për të zhvilluar procedurat ligjore dhe për ta sjellë PZHK për miratim në Kuvendin Komunal të Gjilanit.
Komisioni për Urbanizëm
Dega PDK Gjilan