DYLON

Hidromorava: Rifunksionalizimi i rezervuarit dhe hapja e puseve shton kapacitetet e ujit

Hidromorava: Rifunksionalizimi i rezervuarit dhe hapja e puseve shton kapacitetet e ujit
Avatar photo Redaksia

Shtimi i kapacitetit të ujit përmes rifunksionalizimit të rezervuarit më të madh të ujit në Kamenicë dhe hapjes së puseve

”Përveç rritjes së kapacitetit të rezervuarit në 500m3, është duke u investuar edhe në hapjen e një pusi të ri dhe rifunksionalizimit e dy puseve ekzistuese, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në fshatin Berivojcë të Kamenicës”, thuhet në një njoftim të KRU Hidromorava.

EkoHigjiena

Rifunksionalizimi i këtij rezervuari dhe hapja e puseve për shtimin e kapacitetit të ujit arrin vlerën e 120,000 eurosh, nga këto 50,000 euro ka ndarë KRU Hidromorava e cila nën drejtimin e Kryeshefit Ekzekutiv Ymer Salihu tregon përkushtim në ngritje të shërbimeve ndaj konsumatorëve.

”Falenderojmë Kryetarin e Komunës së Kamenicës z.Kadri Rahimaj për bashkëpunimin”, thuhet në njoftimin e Hidromoravës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.