Kryetari i Degës së PDK-së në Gjilan, Qemajl Mustafa, Zenun Pajaziti, anëtar i kryesisë qendrore, si dhe kandidatët për deputetë, folën për investimet dhe kontributin që kemi bërë gjatë qeverisjes së PDK-së, në sportin gjilanas.
“Derisa sportdashësit nga ana e tyre u shprehën falënderues për këtë, ata njëkohësisht shfaqën pakënaqësitë e tyre rreth gjendjes jo të mirë të sportit në përgjithësi, me ç’rast veçuan gjendjen e avarisur të palestrës së Sporteve në Gjilan, dhe të tjera anomali”, thuhet në komunikatë ne PDK-së së Gjilanit.
“Edhe kandidatët Ilir Tahiri e Gani Neziri, në kuadër të prezantimit të tyre, shpërfaqën me këtë rast zotimet e tyre për kujdesin, që nesër si deputet të Kuvendit të Kosovës, do të tregojnë edhe për sportin”, njofton sektori për media pran PDK-së së Gjilanit.