DYLON

Kamenica fillon përgatitjen për shënimin e 9 shkurtit “Ditës së Internetit të Sigurtë”

Kamenica fillon përgatitjen për shënimin e 9 shkurtit “Ditës së Internetit të Sigurtë”
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të projektit ‘’Së bashku kundër abuzimit të fëmijës’’ që është duke u implementuar nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në partneritet me Qendra për Studime të Avancuara (FIT), dhe në bashkëpunim me Komunën e Kamenicës,  kanë filluar përgatitjet për të shënuar 9 shkurtin “Ditën e Internetit të Sigurtë”, ditë kjo shumë e rëndësishme për mbrojtjen e fëmijëve nga çdo formë e mundshme e abuzimit në internet.

Koordinatori i projektit nga KEC për komunën e Kamenicës, së bashku me Ekipin Komunal, në një tryezë diskutimi në sallën e Kuvendit Komunal, takuan psikologët dhe pedagogët e shkollave të mesme të ulëta për të diskutuar rreth angazhimit të përbashkët për organizimin e aktiviteteve të cilat kanë për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të fëmijëve, prindërve dhe mësimdhënësve për rëndësinë e përdorimit të internetit të sigurt.

Aktivitetet në shkolla (ligjërata, punëtori, diskutime me nxënës) do të zhvillohen nga data 1 deri më 8 shkurt, ndërsa me datën 9 Shkurt 2021 do të bëhet përmbyllja e aktiviteteve përmes një paraqitje mediale nga ana e organizatorëve./2LONLINE.com/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.