Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk e njeh zgjedhjen e Isa Mustafës në postin e kryetarit të Kuvendit dhe ka vendosur që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për vendimin që deputetët e morën në seancën konstituive.
“Si parti politike më e madhe në vend dhe me besimin më të madh qytetar dhe në pajtim me filozofinë politike e shtetformuese dhe respektuese të institucioneve, PDK do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës për të kërkuar rivënien e legalitetit dhe legjitimitetit në këtë institucion”, ka thënë nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj