/2L ONLINE/ – Lidhur me deklaratën e Degës së PDK-së në Gjilan, që kishte të bënte me zhvillimet rreth Kompanisë “EcoHigjiena” e ku nuk munguan kritikat e saja të shumta në adresë të pushtetit dhe LDK-së si bartëse e pushtetit, duke përmendur edhe emra konkret, këtij subjekti politik i ka reaguar edhe LDK-ja, Nëndega në Dobërçan, pasi në mesin e të atakuarëve nga deklarata e PDK-së, është edhe një veprimtar i kësaj nëndege.
Ja çfarë thuhet në këtë reagim:
“Dega e PDK-së në Gjilan, në kuadër të fushatës zgjedhore të cilën ka disa javë që e ka filluar, qenka deklaruar edhe rreth njërit prej veprimtarëve më të vyer dhe më me autoritet të nëndegës sonë.
Pa dashur të hyjmë në detaje rreth motiveve të njohura të kësaj deklarate, i përsërisim opinionit publik faktet e njohura.
– Jo e vërtetë është se z. Jasmin Abdyli është punësuar në mënyrë arbitrare dhe në kurriz të të tjerëve në këtë ndërmarrje. Ai është punësuar me konkurs dhe duke shkëlqyer me rezultatet e tij. Gjithkush që e njeh apo ka punuar sado pak me të e di se çfarë punëtori është z. Avdyli.
– Jo e vërtetë është se z. Abdyli është suspenduar. Aq më e dhimbshme është kjo rrenë e madhe kur dihet se në kohën në të cilën aludon deklarata, Jasmin Avdyli ka luftuar me një sëmundje të rëndë, të cilën në fund e ka mundur.
– Jo e vërtetë është se z. Abdyli është zyrtar i lartë i LDK-së. Jasmin Avdyli është delegat i nëndegës së Dobërçanit dhe pa pasur nevojë për poste të larta partiake, ai në të kaluarën por edhe sot është ndër personat më me dinjitet dhe një prej shtyllave më të forta të LDK-së në Gjilan. Gjithmonë ka qenë në ballë të punëve vullnetare dhe në organizimin e jetës paralele shtetërore gjatë kohës së okupimit, organizim i cili e mbajti gjallë shpresën për liri. Natyrisht, Jasmin Abdyli është edhe aktivist i vjetër i LDK-së, e aktivist i vjetër i LDK-së, do të thotë, njeri që gjithmonë ka punue ne interes të shtetit të Kosovës.
Sa shumë rrena në vetëm një fjali të Degës së PDK-së në Gjilan.
– E vërtetë është se dega e PDK-së në Gjilan është një kopje e shëmtuar e PDK-së përgjithësi, përfaqësuese e denjë e mentalitetit Pronto, mbrojtëse e zjarrtë e krimit dhe korrupsionit të instaluar në Kosovë nga kjo parti.
– E vërtetë është që si në të gjithë Kosovën, edhe në Gjilan një pjesë e madhe e zyrtarëve të PDK-së përfituan nga sakrifica e bërë në luftë, edhe pse ata personalisht luftën për liri as në lajmet e mbrëmjes nuk kanë guxuar ta shikojnë.
– E vërtetë është që edhe PDK në Gjilan, si gjithkund në Kosovë, e ka shkatërruar arsimin me doktorë shkencash e magjistra sipas trendit njëherë punësimi e pastaj diplomimi. Po ashtu duke shkatërruar ekonominë me privatizimin e aseteve të rëndësishme të vendit duke ua dhanë këto “komandantave” me uniforma të hekurosura.
– E vërtetë është që PDK në Gjilan, si në gjithë Kosovën, shkatërroi shëndetësinë duke sjellë situatën që ai që nuk ka para vdes.
– E vërtetë është që familjarizmi është pjesë e ADN-së së kësaj partie, pa të cilin nuk do të mund të mbahej kaq gjatë në pushtet.
– E vërtetë është se personazhet eminente të PDK-së e bojkotuan luftën për liri. Ndërkohë që shumë familje në Kosovë ende nuk i kanë gjetur më të dashurit e tyre të zhdukur, ndërkohë që fëmijët e luftës, të lindur pa baba ende nuk e kanë mbushur moshën madhore, Presidenti i tyre Pronto përkulet para monumenteve serbe të cilat fyejnë dinjitetin tonë dhe shqiptarët i quajnë terrorist.
– PDK në Gjilan, si në gjithë Kosovën, le që nuk ndërtoi asgjë, por vodhi dhe shkatërroi edhe ato pak asete që i kishin shpëtuar luftës.
Ne ju njohim mirë. Nuk i kemi harruar as ato fytyra që pas luftës i vinin rrotull zyrave të LDK-së, si korbat e zi. Prandaj ulni më mirë kokën dhe heshtni. Heshti se kuja e zisë në Kosovë pandashëm për jetë të jetëve do të jetë e lidhur me ju, me PDK-në, me partinë faqezezë PRONTO të Kosovës.
Për kryesinë e Nëndegës së LDK-së në Dobërçan
Naser Arifi, Kryetar