Në dy lagje të ndryshme të qytetit të Gjilanit, rinia i besoi udhëheqjen dy vajzave të reja, kuadro të ardhshme të shkëlqyera të PDK-së: Erëlehta Osmani, përkatësisht, Veronika Xhelili, ka bërë të ditur Komisioni për Organizimin e Zgjedhjeve të RDK në Gjilan, përmes një postimi në profilin e Degës s PDK-së, në facebook.
“Gjithandej qytetit, rinia gjilanase po i bashkohet “Dekadës së Re” të Partisë Demokratike, duke e parë si të vetmen mundësi për t’i ndryshuar rrjedhat edhe në Gjilan. Në këtë relacion, ata e kanë shfrytëzuar këtë rast, me pjesëmarrjen e tyre në procesin zgjedhor të RDK-së, në dy nëndegë të qytetit, me ç’rast, kanë zgjedhë strukturat e reja të këtyre nëndegëve: kryesinë, delegatët e kuvendit të degës së RDK-së në Gjilan”, thuhet tutje.
“Ndërkaq për kryetare të rinisë të nëndegës së 3-të, është zgjedhur Erëlehta Osmani, politologe dhe këshilltare komunale, kurse nëndega e 17 e RDK-së, po ashtu, pozitën e kryetares së kësaj nëndege, ia kanë besuar të rejës, studentes së ardhshme te teknologjisë ushqimore, Veronika Xhelili”, thuhet në fund të njoftimit nga Komisioni për Organizimin e Zgjedhjeve të RDK në Gjilan.