DYLON

PDK: Dekada e Re, tashmë po lëshon shtat në Gjilan

PDK: Dekada e Re, tashmë po lëshon shtat në Gjilan
Avatar photo Redaksia

“Pas dy kuvendeve zgjedhore te RDK-së, në qytet, është mbajtur edhe i treti, pikërisht në lagjen e 8-të (Nëndega 25), aty ku PDK-ja nuk po e lëshon frontin”, ka bërë të ditur Komisioni për Organizimin e Zgjedhjeve të RDK në Gjilan, përmes një postimi në profilin e Degës s PDK-së, në facebook.

.

Më tej në këtë njoftim thuhet se: “Me një pjesëmarrje masovike të të rinjve dhe të rejave entuziaste të PDK-së, dhe nën monitorimin edhe te komisionit zgjedhor të këtij procesi në RDK, nga niveli lokal dhe ai qendror, përfaqësuar nga Betim Gjoshi, nëndega 25 e RDK, zgjodhi kryetar, studentin e fakultetit Juridik, Dardan Maroca”.

Po ashtu, anëtarët e këtij kuvendi, të moshës 16 deri 25 vjeç, zgjodhën kryesinë dhe përfaqësuesit e tyre të kuvendit të Degës së RDK-së nè Gjilan.

EkoHigjiena

“Procesi zgjedhor i RDK vazhdon me agjendën zgjedhore për nëndegë tjera: Nëndega 13 dhe Nëndega e re e RDK-së në Verbicë (ish seksion i nëndegës në Kmetoc), njofton Komisioni për Organizimin e Zgjedhjeve të RDK në Gjilan.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.