PDK po fuqizohet çdo ditë. Refik Ramadani, është anëtari më i ri i PDK-së së Gjilanit. Platforma fituese dhe zhvillimore e PDK-së, në të cilën bartës i saj është Kryetari i ardhshëm i Komunës së Gjilanit, Zenun Pajaziti, po fuqizohet me kuadro dhe personalitete të shquara çdo ditë. I tillë është rasti i Refik Ramadani, thuhet në komunikatën e PDK-së.
Ramadani do të kontribuojë në PDK-në e Gjilanit në shumë sfera, e me fokus të veçantë në fushën e Informatikës dhe Inxhinierisë.
Qytetarët e Gjilanit tanimë e kanë adresën e qartë se ku duhet të orientohen. Zenun Pajaziti është Kryetari i cili do të punojë ditë e natë për t’i zgjidhur problemet e tyre me të cilat përballen çdo ditë, thuhet në komunikatën e PDK-së.
Sponsorizuar nga PDK