Gjilani tani ka alternativë, Rexhep Kadriu ofron një standard të ri të udhëheqjes

Gjilani tani ka alternativë, Rexhep Kadriu ofron një standard të ri të udhëheqjes

Sot Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan, organizoi takim mobilizues me kryetarët e nëndegëve, me qëllim të organizimit të fushatës zgjedhore në çdo cep të komunës së Gjilanit.

Kreu i AAK-së në Gjilan, tanimë ish-nënkryetari i komunës së Gjilanit, njëherësh edhe kandidat për të parin e Gjilanit, Rexhep Kadriu pasi falënderoi strukturat e nëndegëve për punën që kanë bërë përgjatë shumë viteve për rritën e AAK-së, kërkoi angazhim shtesë gjatë kohës së fushatës zgjedhore.

“Jemi në fushatë zgjedhore dhe duhet të angazhohemi maksimalisht që të gjithë në mënyrë që fitorja të jetë edhe bindëse edhe e merituar”, tha Kadriu.

Ndërsa, kryetarët e nëndegëve u zotuan se do të angazhohen maksimalisht, do të kërkojnë votë në çdo cep të Gjilanit ballëhapur, për faktin se këtë ua mundëson puna katërvjeçare si nënkryetar i Gjilanit, e kandidatit tonë Rexhep Kadriu.

“Nuk ka dyshim se fitorja po troket në derën e AAK-s, sepse Rexhep Kadriu ka dhënë dëshmi të mjaftueshme se ekziston mundësia që Gjilani ta ketë një shkollë të re qeverisëse, e cila ka për qëllim zhvillimin dhe përparimin e Gjilanit”, thanë mes të tjerash përgjegjësitë e nëndegëve të AAK-së.

Sponsorizuar nga AAK

KOMENTE