(2L ONLINE) – Fillimisht erdhën akuzat e PDK-së, përmes Grupit të tyre të Këshilltarëve pastaj, erdhi reagimi i LDK-së, e tani sërish PDK-ja, po përmes Grupit t[ Këshilltarëve të PDK-së në Kuvendin Komunal Gjilan, vije me kundër reagim.
Lexoni e vlerësoni fërkimet mes këtyre dy subjekteve, LDK e PDK, që njihen si pozitë e opozitë.
Shih shkrimet e mëparshme:
PDK: Qeverisja Haziri vazhdon me skandale, i vetëzgjidhen drejtorët e shkollave
Turpi i PDK-së në Gjilan s’ka të ndalur!
Ja kundëreagim i sotëm i PDK-së:
Partia Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan, e vlerëson se gjendja e krijuar në institucionet komunal, nga qeverisja e dështuar e Lutfi Hazirit, është totalisht jashtë kontrollit dhe asgjë nuk po funksionon në komunën e Gjilanit. Aktualisht me problemet në Arsim nuk po merret askush nga institucionet komunale, por kanë filluar të merren disa dështak dhe gënjeshtar të cilët janë strukur në selinë e LDK-së, dhe të cilët ende nuk janë angazhuar në ndonjë pozitë në qeverisjen lokale. Askush nga përgjegjësit e institucioneve komunale, dhe vet kryetari i komunës nuk e ka guximin të ballafaqohet me problemet e krijuar nga ekipi i tij qeverisës dhe për ri-kthimin e rendit dhe ligjit në komunën e Gjilanit, e cila ka marr përmasa shqetësuese. I cili kryetar është frikacak, sepse çdo herë i ka ikur debatit dhe ballafaqimit, sikurse edhe tani në Kuvendin Komunal.
Komuna e Gjilanit, Drejtoria për Arsim, Komiteti i Arsimit, Zyra për Informim, duke e ditur mirë për skandale te Lutfi Hazirit, nuk ka reaguar ndaj problemeve dhe shqetësimeve të ngritura nga ne si opozitë, sepse në heshtja po e pranojnë edhe vet ata këtë konstatim tonin. Prandaj kryetari i komunës e ka porositur degën e partisë së tij LDK-së, që të reagojë dhe mbrojë dështimet dhe skandalet shumta të qeverisjes së tij.
A ka ma turp për një qeverisje komunale dhe për një kryetar komune siç është Lutfi Haziri, që mos të ketë guxim dhe të mos përgjigjet para opinionit dhe para Kuvendit Komunal, lidhur me shqetësimet serioze, që ne si përfaqësues të qytetarëve i kemi ngritur dhe për këto probleme të merren pastruesit e selisë së LDK-së, sepse të gjithë të tjerët me konkurs dhe pa konkurs, pa kushte dhe pa kritere i kanë uzurpuar pozitat kudo nëpër komunën e Gjilanit.
Të thuash se një Grup i Këshilltarëve po shpif dhe po dezinformon qytetarin Gjilanas, për problemet e ngritura në fushën e Arsimit, nuk është vetëm një gënjeshtër, por edhe më shumë se kaq. Sepse ne kemi paraqitur fakte dhe prapë po i paraqesim, nëse është nevoja edhe do ti vizatojmë, se përndryshe gënjeshtarët assesi nuk e pranojnë të vërtetën.
1. Ju nuk mund ta mohoni në asnjë mënyrë, se Komisioni për vlerësimin dhe zgjedhjen e drejtorëve të shkollave në Gjilan ka qenë politik dhe joprofesional, ja pse. Sepse Saranda Bllaca është anëtare e kryesisë së degës së LDK-së, zëdhënëse e degës së LDK-së, ishte kandidate prapë për zgjedhjet komunale, e cila nuk i fitoi votat nga qytetarët. Pra sipas selisë së gënjeshtrave, kjo nuk qenka politike? Ndërsa poashtu ka të kryer fakultetin Bachelor, pra me sistemin tre vjeçar dhe kjo është plotësisht jo ligjore dhe jo profesionale, sepse kjo anëtare e komisionit nuk ka aftësi për të vlerësuar kandidatët e kualifikuar më shumë se ajo dhe ata që janë me titull Master.
2. A ka më absurde se deklarata dhe arsyetimi i dhënë nga selia e gënjeshtrave në Gjilan, se anëtari tjetër i komisionit Bekim Mustafa, gjatë intervistimit të kandidatëve për drejtor në Gjimnazin Natyror, nuk ishte anëtar i komisionit por paska pritur së bashku me kandidatët e tjerë për tu investuar. E si ka mundur ndryshe? Që edhe në këtë moment të intervistimit, Bekim Mustafa njëkohësisht të jetë edhe anëtar i komisionit edhe kandidatë për drejtor. Këtë ka mundur ta bëjë vetëm përmes një pasqyre dhe të ulet para saj dhe ta intervistoj vetveten e tij? Ju edhe këtë mund ta bëni, por mos vet se në çfarë gjendje keni ardhur ju dhe i keni sjellë institucionet dhe qytetarët e komunë së Gjilanit.
3. Poashtu, pesë drejtorë të zgjedhur në shkollat e Gjilanit, janë kryetarë të nëndegëve të LDK-së dhe një të AAK-së. Pra edhe kjo nuk qenka politike? Asnjëri prej tyre nuk e plotëson kushtin dhe kriterin sipas konkursit të shpallur dhe sipas Udhëzimit Administrativ 08/2014, të nenit 3 pika 2, sepse nuk janë të akredituar dhe të certifikuar për udhëheqje, administrim dhe menaxhim për institucionet arsimore. Ndërsa njëri prej tyre ka qenë i suspenduar për keqpërdorime dhe është zgjedhur drejtor në shkollën e mesme të Mjekësisë, ndërsa një tjetër po ashtu ka qenë i suspenduar nga drejtoria e Arsimit dhe është zgjedhur drejtor në shkollën e mesme të Teknikës. Dy këta drejtor nuk janë poashtu në profesionin adekuat për të udhëhequr shkollë profesionale, sikurse që është shkolla e mesme e Teknikës.
4. Anëtari i këtij komisioni që vjen nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka konstatuar se në formularin 1.6 se gjysma e drejtorëve të zgjedhur nuk e plotësojnë kushtin dhe kriterin për të qenë drejtor i një shkolle. Nëse nuk është kështu, atëherë merreni guximin dhe publikoni formularët e nënshkruar nga anëtarët e komisionit.
Fakti se ju në reagimin tuaj, kujtoni thënien “Se po harroni se ne e kemi pushtetin dhe kur të fitoni ju, atëherë mund të vendosni si të doni” dhe e shtroni pyetjen se “kush e ka tash pushtetin”, flet për pranimin e të vërtetës që ne e kemi ngritur si grupi më i madh opozitar në Kuvendin Komunal të Gjilanit.
Të thuhet se, qeverisja komunale në krye me Lutfi Hazirin po lulëzon në të gjitha sferat jetës në Gjilan, është normale sepse del nga selia e gënjeshtrave. Por përndryshe qytetarët e Gjilanit e shohin dhe e thonë të kundërtën, sepse tani nuk po e kuptojnë se ku po jetojnë, në Kosovë apo në Mongolë?
Ku mungojnë gjërat elementare si ndriçimi publik, ku përdoret dhuna ndaj qindra nxënësve për ekskursione, ku janë detyruar për të paguar më shumë dhe për të udhëtuar me kompani “jabanxhi” nga Prizreni dhe duke mos i lejuar të udhëtojnë më lirë dhe me një kompani nga Gjilani, ku në po të njëjtin ekskursion humb jetën një nxënës. Ku rrezikohet shëndeti i nxënësve dhe i qytetarëve nga insektet dhe uji i pakontrolluar në zonat rurale. Ku favorizohen bizneset e financuesve të LDK-së dhe dëmtohen personat me aftësi të kufizuara.
Andaj ne kërkojmë që të respektohet secila procedurë, ligj dhe udhëzim administrativ përndryshe jemi të gatshëm që të ndjekim të gjitha rrugët tjera ligjore, në mënyrë që të ri-kthehet rendi dhe ligji në të gjitha institucionet komunale të Gjilanit.
Grupi i Këshilltarëve të PDK-së në Kuvendin Komunal Gjilan