Në Lagjen e Vishnjeve, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Dega në Gjilan, Zenun Pajaziti, ka vizituar disa familje dhe është takuar me shumë qytetarë.
“Pajaziti është duke u interesuar çdo ditë për problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët e Gjilanit. Është duke i dëgjuar me shumë vëmendje kërkesat dhe nevojat e tyre, dhe ato do të jenë prioritet në qeverisjen e tij katërvjeçare”, thuhet në komunikatën e PDK-së.
Kërkesat që pasqyrojnë nevojat e qytetarëve do të shqyrtohen me kujdesin me të madh dhe nuk do të mbesin vetëm pjesë e fjalëve boshe, ato do të trajtohen me seriozitetin dhe përkushtimin më të lartë.
Qytetarëve të Gjilanit do t’iu kthehet dinjiteti gjatë qeverisjes së Kryetarit Pajaziti.
Sponsorizuar nga PDK