“Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Dega në Gjilan, sot i janë bashkuar 7 anëtarë-kuadro të reja të fushave të ndryshme nga shëndetësia, arsimi, ndërmarrësi e gjithashtu si rezultat i rikonstruktimit detyra shtesë kanë marrë dhe disa nga aktivistët”, thuhet në komunikatën e PDK-së, së Gjilanit.
Më tej thuhet se:
“Sigurisht se ky është vetëm fillimi i përforcimit të strukturave të degës dhe i ardhjeve të reja në PDK, sepse është e vetmja parti që garanton një të ardhme më të mirë dhe stabilitet për komunën dhe vendin tonë.
PDK është parti kombëtare e shtetformuese, parti e hapur për të gjitha kuadrot profesionale, e si rezultat i kësaj sot aktivitetit tonë politik e ekipit tonë, i është bashkuar edhe doktori i njohur z. Arsim Kastrati.
Ndërkaq ekonomisti z.Besim Ismajli, afaristi z. Ahmet Osmani, ligjëruesi universitar z. Refik Ramadani, kuadrot tjera si z. Perparim Poroshtica pedagog, z. Burhan Isufi dhe z. Rabit Bajraliu, marrin detyra shtesë, duke përforcuar kështu ekipin tonë.
Rezultatet e tyre profesionale dhe përvoja e tyre në fusha të ndryshme, do të jenë pjesë e sukseseve të reja edhe në Partinë Demokratike të Kosovës në Gjilan”, thuhet në fund të komunikatës së PDK-së Dega në Gjilan. /2LONLINE/