Motiv i lartë për fitoren e PDK-së në Zhegër
Takimet mobilizuese kanë vazhduar me nëndegët e Zhegrës dhe Llashticës, ku janë prezantuar kandidatët tanë për deputetë: Arben Mustafa, Zenun Pajaziti, Aurorë Osmani Buca, Florentina Osmani Vokshi, Qendrim Qerimi dhe Ilir Tahiri. Ata ndanë motivin e tyre për kandidim dhe theksuan arsyet pse kërkojnë mbështetjen tuaj.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, nënvizoi se PDK-ja është e vetmja forcë që mund ta nxjerrë Kosovën nga kriza, duke ofruar ide, propozime dhe alternativa konkrete që e bëjnë programin tonë më të mirë për ndryshimin e vendit.
Kryetarët e nëndegëve, Burhan Isufi nga Zhegra dhe Naser Ibishi nga Llashtica, shprehën gatishmërinë dhe shkallën e lartë të mobilizimit për të siguruar fitoren e PDK-së.
Ndërkohë, kryetari i degës në Gjilan, Riad Rashiti, përsëriti thirrjen për mbështetjen e kandidatëve tanë.
PDK-ja mundet #MaMirë!
131 Partia Demokratike e Kosovës