Malisheva është prijëse e ndryshimit. Malisheva e ka ndarë mendjen për ndryshim me Zenun Pajaziti. Pushteti aktual përpos fjalëve, asgjë nuk ka konkretizuar në vepra. Me Kryetarin Pajaziti, Malisheva do të ndryshojë rrënjësisht. Projektet e premtuara, do të realizohen në përpikmëri, thuhet në komunikatën e PDK-së.
“Gjithashtu, u rikujtuan edhe punët e mira të cilat janë realizuar në kohën e PDK-së, duke filluar nga ndërtimi i çerdhes, rregullimi i rrethojave të xhamisë, rrugët janë asfaltuar pa dallim, trotuari, ndriçimi publik, rrethoja e shkollës dhe shumë punë tjera.
“Me ardhjen tonë në pushtet, prioritet i PDK-së do të jetë ndërtimi i shtratit të lumit, rregullimi i ujrave të zeza dhe largimi e erës së keqe”, u tha në tubimin e PDK-së në Malishevë.
Gjithashtu do të punohet për rregullimin e sheshit të fshatit, shtëpinë e kulturës, furnizimi me material për ngrohje për xhaminë e fshatit, furnizimi me ujë 24 orë, si dhe disa projekte të tjera të cilat i kemi paraparë në bazë të kërkesave të banorëve të Malishevës.
Sponsorizuar nga PDK