Këshilltarët e Partisë Demokratike (PDK), të Kuvendit Komunal të Gjilanit, që i takojnë taborit opozitarë, kanë lëshuat sot, sallën e Kuvendit, ku mbahej seanca, para se të fillonte shqyrtimi i pikave të ditës, pas insistimit që nënkryetari i Komunës, ose ndonjë përfaqësues tjetër komunalë, t`iu kërkojë falje në emër të kryetarit të Komunës, për, siç ka thënë Sahit Abazi, shef i grupit, etiketimeve që u janë bërë zyrtarëve të përfshirë në akuzën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, ndërkohë që shumica e pikave të saj, janë hedhur poshtë tashmë.
Duke iu përgjigjur thirrjes së opozitës (PDK) për kërkim falje, nënkryetari i Komunës, Rexhep Kadriu, ka thënë se drejtësia duhet të lejohet ta bëjë punën e saj pa ndërhyrje, duke shtuar se personalisht nuk ka përgjegjësi ndaj askujt dhe nuk e ndjen të nevojshme të kërkojë falje.
Edhe Shpresa Kurteshi-Emini ka kërkuar të mos politizohet Kuvendi Komunal, sepse akuzat janë çështje të prokurorisë dhe gjyqësisë, ndërkaq Nevzad Rushiti (LDK) ka thënë se LDK-ja dhe as Lutfi Haziri-Luta nuk kanë nevojë të kërkojnë falje për të këqijat që kanë ndodhur në qeverisjen e kaluar e që kanë rezultuar me ngritjen e akuzës ndaj disa zyrtarëve komunalë.
Riad Rashiti (PDK) ka thënë se këto akuza janë shfrytëzuar politikisht për të dëmtuar PDK-në, prandaj është e nevojshme një kërkim falje.
Me që nuk u plotësua kjo kërkesë e PDK-së, këshilltarët e këtij subjekti politikë braktisën seancën, e cila megjithatë pati kuorum dhe vazhdoi tutje me punë.