(2LONLINE) – Partia Demokratike e Kosovës (PDK) Dega në Gjilan, akuzon qeverisje aktuale në Gkilan për neglizhencë të zbatimit të ligjeve të mjedisit.
Në një reagim të lëshuar nga zyra për informime PDK-së thuhet se “Për deri sa drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, z. Sokol Haziri, deklaron lidhur me pastrimin lumit “Stanishorka” se kjo është faza e parë në këtë kohë që t’i eliminojmë problemet e paraqitura nga mbeturina të ndryshme dhe nga mungesa e pastrimit të lumit “Stanishorka” për një periudhë të gjatë, në të njëjtën kohë ne i bëjmë me dije atij, se ai dhe pushteti i tij duhet të jetë sy qelë në parandalimin e hedhjes së mbeturinave”.
“Haziri, në vend që të apeloj tek qytetarët, që mos të bëjnë hedhjen e mbeturina jashtë vendeve të caktuara për hedhjen e mbeturinave, si dhe ti informoj ata se çdo hedhje e mbeturinave jashtë vendeve të caktuar për hedhjen e mbeturinave do të dënohet me gjobë mandatore, ai apelon tek qytetarët që të kenë shumë kujdes kur hedhin mbeturinat. Si duket mbrojtja e mjedisit nuk është prioritet i qeverisjes aktuale, e cila bëhet e verbër ndaj ndotësve të mjedisit” thuhet tutje në reagimin e PDK-së.
Sipas këtij subjekti politik opozitar n Gjilan, ndotësit e mjedisit thuajse nuk janë të informuar fare për ekzistimin e gjobave mandatore për hedhjen e mbeturinave në rrugë dhe hapësira publike, pasi që neglizhenca e qeverisjes komunale në zbatimin e ligjeve dhe akteve të tjera nënligjore të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit, u’a mundëson atyre që ata të vazhdojnë tutje hedhjen e pa kontrolluar të mbeturinave në rrugë dhe hapësira publike, pasojat e të cilave do të jenë afatgjata.
“Kjo qeverisje, në njërën anë shtiret se është në shërbim të qytetarë dhe se është e përkushtuar që të krijoj një mjedis të pastërt, ndërsa në anën tjetër u’a mundëson ndotësve të mjedisit degradimin e mjedisit duke u bërë e verbër ndaj tyre. Ndotja e mjedisit në komunën e Gjilanit, lë vend për brengosje, e cila çdo ditë që kalon, bëhet gjithnjë e më rëndë, kur kemi parasysh faktet negative të cilat nuk janë të pakta, lidhur me degradimet e mjedisit, e sidomos të sipërfaqeve tokësore dhe atyre ujore”, thuhet në fund të reagimit të lëshuar nga Zyra për informim e PDK-së./2lonline/