“Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dega në Gjilan po vazhdon organizimin dhe mobilizimin e strukturave të degës, për ta bërë fituese kandidaten për kryetare të Gjilanit znj.Leonora Morina Bunjaku dhe listën ma të mirë të kandidatëve për asamble komunale”, thonë drejtuesit e PDK-së së Gjilanit.
“Leonora Morina Bunjaku është kandidatja ma e duhur për kryetare të Gjilanit në mandatin e ardhshëm katër vjeqar. Në dy mandatet e fundit, në komunën tonë ka pasur keq qeverisje dhe degradim institucional. Qytetarët e Gjilanit nuk e meritojn vazhdimin e kësaj qeverisje, e ndryshimin pozitiv mund ta bëjë vetëm një grua me integritet të lartë siç është Leonora, bashkë me kuadrot profesionale që ka struktura e PDK-së në Gjilan”, tha Riad Rashiti ud.i kryetarit dhe shef i Shtabit Zgjedhor në degën e PDK-së.
Leonora Morina Bunjaku, në takim me kryetarët e nëndegëve u zotua se Gjilanin nuk do ta qeverisin edhe mëtutje ata që nuk realizuan ato premtime me të cilat erdhën në pushtet, e nuk mund ta qeverisin as ata që nuk janë të gatshëm me udhëheq institucionet komunale, ata që nuk kanë fare stabilitet strukturor të brendshëm, ata që nuk kanë njohurit elementare për problemet me të cilat përballen qytetarët e Gjilanit dhe nuk kanë ide se si të zhvillohet e ndërtohet qyteti ynë.
Ajo kërkoi angazhim nga të gjitha strukturat e degës për një mobilizim i cili mund ta fitoj garën zgjedhore dhe ta rikthejë qeverisjen e PDK-së në komunën e Gjilanit. /2LONLINE.com/