• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Sport

Drita dhe Llapi ndajnë pikët

Redaksia 2LONLINE 28 Gusht, 2021 3 min
 Drita dhe Llapi ndajnë pikët

Drita nuk e gjeti dot formulën kundër Llapit, për t’i ndalë të tri pikët në Gjilan, por u deshtë që të mjaftohet vetëm me një pikë, pasi epilogu i këtij takimi, i  javës së dytë të Superligës në futboll, ishte ndarja në paqe, për më tepër edhe rezultati ishte i bardhë, pasi portat nuk u prekën.

Në fakt, rrjeta e Dritës u tund njëherë, por se sistemi i VAR-it, i cili nga fillimi i këtij kampionati po përdoret edhe në Kosovë, bëri që goli të anulohet për shkak të një faulli paraprak në sulm dhe me këtë edhe vendësit t’ia shohin hairin këtij sistemi.

Përndryshe, VAR-i edhe njëherë para këtij goli të anuluar kishte hyri në punë, kur  lojtari i Llapit u ndëshkua me të kuq, (portieri Marjan Çoriq), e i cili ndëshkim mund t’i jepte drejtim tjetër lojës, por që u korrigjuar nga ky sistem, duke bërë që në këtë rast edhe skuadra e Llapit, të kishte hair nga VAR-i.

Skuadra nënkampione, Drita tentoi në disa raste të vinte deri te goli i dëshiruar, e po ashtu raste te saja i pati edhe fituesi i Kupës dhe i Superkupës, Llapi, por që asnjëra palë nuk e zhbllokuan dot rezultatin.

Sidoqoftë, ajo pjesë e publikut e pranishme në stadium, panë një pjesë të parë më të qetë dhe një lojë me më shumë rivalitet e tensione në pjesëlojen e dytë. Vlen të theksohet se reagimet e trajnerit  mysafirë Tahir Batatina, bënë që ai të ndëshkohet me karton të kuq, e me një të tillë u ndëshkua edhe një lojtar i Llapit (Bujar Idrizi), në minutat shtesë, që ishin plotë 13-të të tilla, por që bashkë edhe me 90 minutat e rregullta nuk ndryshuan asgjë në epilog, pasi fërshëllima e fundit e gjyqtarit,  e zyrtarizoi  përfundimin e ndeshjes pa gola, takim ky i vlerësuar si derbi i kësaj jave.

Momentalisht, skuadra bardhë e kaltër pas dy ndeshjeve të para ka 4 pikë, kurse Llapi mbetet me 2 pikë, e në takimet e radhës, Drita luan si mysafire me skuadrën Malisheva, e Llapi pret në terren të vetin Feronikelin.  /2LONLINE.com/

Etiketa:aktuale Drita futboll Gjilan
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Gjilan: Tejkalim i shpejtësisë, kundërvajtësit i merret patentë shoferi për tre muaj

19 Gusht, 2022
Gjilan

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan: Aktivitete javore të komunikacionit rrugor

19 Gusht, 2022
Policia

Policia në 24 orë: Shqiptohen 2 mijë e 26 gjoba trafiku

19 Gusht, 2022
Nacionale

Parashikimi i motit për sot e nesër

19 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Gjilan: Tejkalim i shpejtësisë, kundërvajtësit i merret patentë shoferi për tre muaj

19 Gusht, 2022

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan: Aktivitete javore të komunikacionit rrugor

19 Gusht, 2022

Policia në 24 orë: Shqiptohen 2 mijë e 26 gjoba trafiku

19 Gusht, 2022

Parashikimi i motit për sot e nesër

19 Gusht, 2022

Arijeta Rexhepi kandidon për Kryetare të Grave në Vetëvendosje, Qendra Gjilan

18 Gusht, 2022

Për Bresalcin dhe fshatrat përreth do të planifikohen investime në buxhetin e vitit 2023

18 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com