DYLON

Kryetari Haziri nderon me mirënjohje humanistin, Ramadan Muji

Kryetari Haziri nderon me mirënjohje humanistin, Ramadan Muji
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nderuar me mirënjohje humanistrin e madh Ramadan Mujin, për kontributin e dhënë në vazhdimësi në fusha të ndryshme e veçanërisht në të gjitha aksionet humanitare të organizuara në Gjilan, si biznesmen i suksesshëm dhe njeri i përkushtuar për mbështetjen e komunitetit.

“Ramadan Muji është afarist i suksesshëm që vepron në Zvicër me biznesin e tij “Muji Autocenter GMBH”, dhe çdo herë ka qenë mbështetës i aksioneve në mbrëmjet humanitare “Pak nga ne, shumë për ata” si dhe për angazhimin e vazhdueshëm në mbështetje të familje me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale”, ka thënë kryetari Haziri./2LONLINE.com/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.