Në kohën kur ishte nënshkruar marrëveshja për autostradën “Arbër Xhaferi” që do të lidhte Prishtinën me Shkupin, qëllimi ishte të lidheshin edhe qytete e rajone të Kosovës kah kalonte autostrada, përveç lidhjes së saj me Maqedoninë dhe portin e Selanikut.
Projekti për autostradën “Arbër Xhaferi” ,ishte bërë nga Bechtel Enka në bashkëpunim me Ministrin e Infrastrukturës që në atë kohë udhëhiqej nga Fehmi Mujota nga radhët e PDK-së , kurse kyçja për Vitinë ishte paraparë afër Restaurant Parku në Gërlicë që i bie 1000 metra (1km) larg urës ekzistuese që lidhë Vitinë me rrugën Shkup-Prishtinë.
Kështu thuhet në një komunikatë të lëshuar në emër të kryesisë së PDK-së në Viti, sipas të cilës, një kyçje e tillë përveç që lidhte Vitinë shumë afër me autostradë kishte marrë parasysh edhe interesat e bizneseve që gravitojnë aty përreth, mirëpo me ardhjen në krye të Ministrisë së Infrastrukturës të Ministrit Lutfi Zharku nga radhët e LDK-së kyçja që ishte paraparë afër Restaurant Parku zhvendoset për disa kilometra tutje pikërisht në arat e Lutfi Zharkut tek prona e tij në Fushën e Pajtimit, thuhet tutje në Komunikatë.
“Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti në vend se të informoj qytetarët e Komunës së Vitisë me të vërtetën, ka zgjedhur të manipulojë qytetarët me memorandume sikur ai që nënshkroi me ministrin Zharku për kyçje nëpërmes Sodovinës dhe që më vonë e demantoi vetveten pasi doli në një takim tjetër me Kryeministrin Mustafa dhe tha se do ketë kyçje në Gerlicë”, thuhet në këtë komunikatë, të PDK-së, së Vitisë.
Sipas saj, as ky manipulim elektoral, Sokol Halitit nuk i zgjati shumë pasi vet Qeveria e Kosovës doli me deklaratë dhe tha se nuk mund të ndërhyjnë në projektin e Bechtel Enkes.” I kërkojmë Sokol Halitit të tregoj se interesat e kujt ka zgjedhur ti mbroj, të qytetarëve të Komunës së Vitisë apo interesat private të bashkëpartiakut të tij të LDK-së ministrit Lutfi Zharkut, nëse nuk ka edhe ai ndonjë interes privat në këtë mes”.
Për kryesinë e PDK-së, Dega në Viti, manipulimeve për tri vjet rresht të Sokol Halitit po ju vjen fundi, blerja e çmimeve si “ Misionarë i Paqes së OKB-së”, “ Doktor Honoris Causa” e mirënjohjeve si “ Komuna më e suksesshme në Kosovë” nga OJQ të dyshimta dhe “projekteve” famoze të tij si Palestra Sportive e Shkolla Fillore në Pozheran e projekte të tjera mbeten vetëm pjesë e manipulimeve të tij. Mirëpo qytetarët kanë kuptuar logjikën e tij të premtimeve boshe. Ai do të kujtohet si kryetar i “vijave të bardha”,asfaltit dhe parqeve me bar, edhe ashtu me tjetër gjë s’ka me çka krenohet gjatë qeverisjes së tij.