DYLON

Kërkohet rritja e subvencioneve për familjet e dëshmorëve

familjet e dëshmorëve
Avatar photo Redaksia

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), në Gjilan. kërkon nga përfaqësuesit e saj në Kuvend angazhim për rritjen e subvencioneve për familjet e dëshmorëve.

…duke marrë në konsideratë gjendjen e rënduar sociale, ta ngritin domosdonë e rritjes së vlerës së subvencioneve (tani është 130 €), për familjet e dëshmorëve…

Në takimin e radhës të Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në kuadër të Degës së PDK-së në Gjilan, u diskutua për gjendjen e përgjithshme në shëndetësinë e Gjilanit, për mungesën e kohëpaskohshme të furnizimit me terapi dhe çështje të tjera që po e vështirësojnë shëndetësinë gjilanase.

EkoHigjiena

“Pas reagimit tonë lidhur me vonesën e pagave, nga tetori 2016, për punëtorët shëndetësorë të QKMF-së, megjithatë, ndonëse jo të gjitha pagat, Komuna reflektoi me një pagë për këta punëtorë”, ka thënë Enver Murtezi, kryetar i Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të PDK-së.

Ndërkaq, nga ky takim, doli kërkesa për Komitetin për Shëndetësi, respektivisht, për anëtarët e PDK-së në këtë komitet, dhe për Grupin e Këshilltarëve të PDK në KK të Gjilanit, njëkohësisht, që duke marrë në konsideratë gjendjen e rënduar sociale, ta ngritin domosdonë e rritjes së vlerës së subvencioneve (tani është 130 €), për familjet e dëshmorëve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.