Gjilan – (2LONLINE) – “Edhe deklarata e radhës, e Lutfi Hazirit, kandidatit që deshi të bëhej kryetar i komunës së Gjilanit, se “Votat e serbëve nuk mund t’i dhurojnë fitore Mustafës…”, apo: “Kryeministri Thaci po ndërmjetëson te serbët për t’i siguruar vota Mustafës” , rezulton e pavërtetë sipas rezultateve zyrtare që ka shpallur KQZ-ja, të cilat çdo qytetar mund t’i gjejë në faqen zyrtare të këtij institucioni. Në këto rezultate, tregohet qartë se disfatisti Lutfi Haziri, në territorin e Gjilanit, në vendvotimet serbe, ka marrë katërfish më shumë vota se kryetari permanent i Gjilanit, z. Qemajl Mustafa. Por sindroma e tij prej disfatisti e ka bërë që të hamendësohet edhe për këtë rezultat”, thuhet në një reagim të lëshuar nga sektori për informim i Shtabit Zgjedhor të PDK-së së Gjilanit.
“Deklaratat anti-integruese të Lutfi Hazirit, duke pasur parasysh funksionin e tij në Grupin Parlamentar për Intergrim Evropian, janë skandaloze në kuptimin e qasjes së tij destruktive ndaj agjendës shtetërore të Republikës së Kosovës, për integrimin e të gjitha komuniteteve në jetën institucionale, kusht ky edhe i Bashkimit Evropian (për të cilin kryetari i Komunës z. Qemajl Mustafa, punoi seriozisht dhe më përgjegjësi të lartë)! Por këtij niveli, që jeton, flet dhe vepron me hamendësime, është e kotë t’i shpjegohet interesi i shtetit të Kosovës për daljen e serbëve në votime! Këtij niveli është e kotë t’i shpjegohet tash, se kryetari i komunës është kryetar i të gjithë qytetarëve” , përfund reagimi i lëshuar nga sektori për informim i Shtabit Zgjedhor të PDK-së së Gjilanit. /2lonline/