DYLON

Aktakuzë ndaj tre ushtarëve serbë për Masakrën e Lubeniqit

Avatar photo Redaksia

Prokuroria për krime të luftës e Serbisë ka njoftuar sot se e ka ngritur aktakuzën kundër tre ish ushtarëve të Ushtrisë së Jugosllavisë nga Peja për shkak të dyshimit se kanë kryer krime lufte në fshatin Lubeniq të Pejës, transmeton RTK

Janë akuzuar pjesëtari i tashëm i xhandarmërisë serbe Vladan Krstoviq i quajtur ”Xhuxha”, Lazar Pavloviq, i quajtur ”Lazo” – me profesion shofer, dhe Milan Ivanoviq, i quajtur ”Miqko”, tregtar, theksohet në kumtesë.

EkoHigjiena

Sipas aktakuzës ata, bashkë me pjesëtarët e Togut ndërhyrës të detashmentit 177 ushtarako-territorial kundër të cilëve është duke u zhvilluar shqyrtimi kryesor në lëndën „Qyshka“, 1999, i kanë varë të paktën 46 civil të nacionalitetit shqiptar ndersa 11 i kanë lënduar rëndë. Këtë e kanë bërë këtë bashkë me Nenad Lekiqin i cili gjendet në Suedi dhe dorëzimin e të cilit po e kërkon Serbia, me Predrag Vukoviqin i cili është në arrati dhe me persona tjerë të panjohur.

Aktakuza i ngarkon edhe për deportim me dhunë të grave, fëmijëve dhe pleqëve për Shqipëri, kur i kanë djegur shtëpitë familjare dhe kanë shtënë me armë mbi kokat e tyre derisa civilët kanë ikur drejtë kufirit të Shqipërisë, thuhet në kumtesë dhe shtohet se kjo Prokurori e ka ndriçuar ngjarjen (masakrën) në Lubeniq në bazë të dëshmive të dy dëshmitarëve të mbrojtur.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.