Gjilani s’kishte kryetar, ky në ikje merrej me probleme globale. 22 tetori është dita e Zenun Pajazitit.
Në tubimin e ditës së sotme, vula kryesore ishte tek entuziazmi i qytetarëve. Entuziazmi dhe mobilizimi i madh i qytetarëve, do ta bëjnë ndryshimin e nevojshëm dhe të domosdoshëm më 22 tetor.
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka kërkuar prej kryetarit aktual që mos të shqetësohet prej entuziazmit të sotëm, sepse me këtë entuziazëm do ta përcjellim edhe atë pas fitores së PDK-së.
Kryetari Veseli ka thënë se është koha për njeriun e Gjilanit, për njeriun që e do Gjilanin, që punon për të dhe që do t’ia kthej namin Gjilanit.
Gjatë fjalimit të tij, kryetari i ardhshëm i komunës së Gjilanit z. Zenun Pajaziti theksoi se Gjilanit do t’i kthehet statusi që meriton, si qendër regjionale e zhvillimit ekonomik.
Qytetarët nuk do të ndjehen më të braktisur, por më 22 tetor do ta braktisin këtë qeverisje të keqe dhe do t’i bashkohen forcës së ndryshimit.
Sponsorizuar PDK