Kadriu: Në mandatin katërvjeçarë, njëmijë e dyqind studentë do të punësohen, nga tre muaj në vit

Kadriu: Në mandatin katërvjeçarë, njëmijë e dyqind studentë do të punësohen, nga tre muaj në vit

Në atmosferë fitoreje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në Gjilan, prezantoi kandidatin për kryetar të Gjilanit, Rexhep Kadriu dhe tridhjetë e tetë kandidatët për asamble komunale nga radhët e AAK-së, dhe u shpalos programi qeverisë i këtij subjekti politikë për mandatin e ardhshëm katër vjeçar në Gjilan.

Ahmet Isufi, ish komandant i zonës operative të Karadakut, aktualisht shef i GP të AAK-së, tha se nga ky tubim elektoral, po e kuptojm qartë mesazhin që sovrani po i jep politikës. “Po e shoh që Gjilani qenka bër gati për ndryshim. Asnjëherë nuk kam dyshua në vendimet që marrin Gjilanasit, po e kuptoj se në mandatin e ardhshëm qeverisës, në krye të Gjilanit do të jetë Rexhep Kadriu”, tha Isufi.

Kryetarja e Aleancës së Gruas (AGK), njëherit zv/ministrja e Zhvillimit Rajonal në qeverinë e Kosovës, Magbule Shkodra tha se lista e kandidatëve për asamble komunale nga radhët e AAK-së që sot na u prezantua, është listë e cila premton zhvillim për Gjilanin.

Ndërsa, kreu i AAK-së, njëherit kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se ndodhet në Gjilan për të konfirmuar se përcaktimi i tyre për këtë vend është i vërtetë dhe serioz. “Program më të mirë dhe qasje më të vërtetë dhe reale sesa Rexhep Kadriu nuk keni në Gjilan”, tha Ramush Haradinaj.

Ai shtoi se nuk ka asnjë punë që nuk mund të kryhet, vetëm se duhet me pas vullnet me i kry punët. “Rexhep Kadriu i njeh në thelb problemet tuaja, dhe besoj fuqishëm se ka me i kry këto punë, e ka përkrahjen time për çdo projekt qëështë në të mirë të qytetarëve. Vota për Kadriun është votë për mirëqenien tuaj”, përfundoi Haradinaj.

Rexhep Kadriu, kandidat për të parin e Gjilanit nga radhët e AAK-së tha se, nga bashkëqeverisja që kishim në Gjilan në mandatin që po përfundojmë, unë si nënkryetar me dy drejtori, kemi kuptuar sesa vuajn qytetarët nga mungesa e përkujdesit të shtetit. “Nuk ka gjë më të rënd sesa kur kupton se veteranë, invalid e familje të dëshmorëve, edhe pas tetëmbëdhjetë vjet nga lufta, ata nuk kanë miell në shtëpi dhe nuk kanë kulm mbi kokë Nuk ka gjë më të rënd sesa kur sheh studentë që bredhin rrugëve, pa pasur asnjë përspektivë në vendin e tyre, kur sheh qytetarë që nuk kanë përkujdesje të mirëfilltë shëndetësore, bujq që nuk e ndjejn ndihmën e shtetit e të komunës”, tha Rexhep Kadriu.

Ai shtoi se në mandatin e ardhshëm qeverisë në Gjilan, do të bëhet autostrada sepse garancë për këtë e ka kryeministrin Haradinaj. “Do të bëhemi me autostradë, do ti hapim dymij vende të reja pune, do të bëhet unaza e jashtme e qytetit, dhe se njëmijë e dyqind studentë për katër vite do të gjejn punë nga tre muaj në vit. Pra, Gjilanit do ti rikthehet dinjiteti, dhe se në hartën e Kosovës tani e tutje do të jetë edhe Gjilani”, përfundoi Kadriu.

Sponsorizuar nga AAK

KOMENTE