Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Dega e Gjilanit, përmes një komunikate për media, ka bërë me dije se, pas reagimit publik të saj, siç është thënë, për moslejimin në qasje të dokumenteve zyrtare dhe fshehjes së raporteve financiare nga komuna e Gjilanit, dje ka pranuar pjesërisht përgjigjen sipas kërkesës zyrtare.
Përmes një komunikate PDK ka kritikuar qeverisjen aktuale në Gjilan se po e falimenton Gjilanin në investime, ndërkohë që por lulëzon me shpenzime luksoze, është fjala për vitin 2023.
Ja komunikata e plotë:
Gjilani falimenton në investime, por lulëzon me 110 mijë euro shpenzime luksoze në vitin 2023
Sipas raportit zyrtar financiar për vitin e kaluar, qeverisja e VV-së bashkë me kryetarin e komunës kanë shpenzuar për luks 108,445.12 euro, kështu duke zhvatur dhe keqpërdorur buxhetin e komunës për shpenzime në dreka zyrtare në vlerë prej 53,287.50 euro, për akomodim në hotele 31,765.30 euro, për udhëtime jashtë vendit e bileta aeroplani 11,490.59 euro, për mëditje jashtë vendit 10,270.71 euro dhe shpenzime tjera 1,631.02 euro.
Vetëm për natën e vitit të ri kanë shpenzuar 1,830.00 euro me tri fatura brenda kësaj nate. Përveç tjerash kanë paguar fatura edhe të datës 31 nëntor, që sipas kalendarit të kësaj toke, nuk figuron fare kjo datë, sepse nëntori festave tona ka vetëm 30 ditë, por ka mundësi që VV-ja ja ka shtuar një ditë këtij muaji për ushqim dhe pije.
Kryetari i komunës disa herë gjatë vitit të kaluar, ka paguar nga 3-6 herë fatura brenda ditës për dreka në hotele të ndryshme të Gjilanit. Ky është keqpërdorim dhe abuzim i rëndë me paranë e qytetarëve të komunës tonë.
Kjo lë për të dyshuar se kryetari i komunës nga buxheti i komunës ka paguar edhe shpenzimet e aktiviteteve politike partiake të mbajtura në qendrën e LVV-së në Gjilan, ka informacione tjera që tregojnë për këto shpenzime të keqpërdorura nga i pari i komunës tonë.
Pas reagimit publik të PDK-së në Gjilan për moslejimin në qasje të dokumenteve zyrtare dhe fshehjes së raporteve financiare nga komuna e Gjilanit, dje kemi pranuar pjesërisht përgjigjen sipas kërkesës zyrtare.
Ditëve në vijim, do të paraqesim dështimet e jashtëzakonshme për secilin projekt dhe buxhet të humbur nga paaftësia dhe mos puna e qeverisjes komunale në Gjilan. /2LONLINE/