Në një atmosferë të jashtëzakonshme, Flamur Ramadani kandidat i Malishevës për asamble komunale e mirëpret Leonorën në mesin e familjarëve të tij dhe të aktivistët të PDK-së, për t’ia dhënë përkrahjen e madhe asaj, për të parën e komunës së Gjilanit.
Disponimi sikur ky sot në Malishevë, po e dëshmon më së miri se Gjilani do ta ketë një qeverisje të re me Leonora Bunjakun kryetare të komunës. Ajo do të jetë shembulli më i mirë në Gjilan, se si një grua do ta ndryshoj tërësisht mentalitetin e kësaj qeverisje të dështuar komunale.
Flamuri bashkë me Leonorën do të jenë përkrahë nevojave të banorëve të Malishevës, të cilat do të realizohen gjatë qeverisjes së ardhshme katër vjeqare.
Flamuri i duhet Malishevës që denjësisht ta përfaqësojë në Kuvendin Komunal dhe Leonora i duhet qytetarëve të Gjilanit sepse ajo e ka përkushtimin dhe qëllimin për ti shërbyer mirëqenies dhe zhvillimit, bashkë me barabarsinë ndaj të gjithë qytetarëve pa përjashtim.
Zyra për Informim e PDK-së, Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/