/2L ONLINE/ – Në deklaratën e fundit të drejtorit të zhvillimit ekonomik të komunës, risi e vetme ishte tkurrja e listës së premtimeve nga tre mujori i kaluar. Ne te thuhet se fokus i tijë dhe kryetarit Haziri është sjellja e investimeve të huaja, bashkëpunimi me donatorë si dhe mbështetja e bizneseve, por që asnjëra nga këto nuk po ndodhë, në as një rast të vetëm. Lista e partnerëve ende qenka në deklaratën e zhvillimit ekonomik, siç janë; CDF, TIKA, USAID, ndonëse këta donatorë, tashmë e kanë kuptuar paaftësinë e kësaj qeverisjeje. Prandaj, nga ky prezantim i z. Zuzaku, asgjë nga situata faktike dhe ajo reale!
Kështu thuhet në një reagim të lëshuar nga PDK-ja në emër të Komisionit për Ekonomi dhe Zhvillim, I PDK Dega në Gjilan, pas asaj që ditë më parë Agim Zuzaku, drejtor, në drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik paraqiti punën e kësaj drejtorie
Lexo: Zuzaku: Këtë vit në Gjilan ka rritje të regjistrimit të bizneseve të reja
Më tej në këtë reagim të komisionit përkatës të PDK-së, thuhet:
“Ai nuk paska përmend fare problemin e Kompanisë “EcoHigjiena”, ku atje, në pa aftësi për të menaxhuar nga ana e Komunës dhe Menagjmentit të kësaj kompanie, po u rrezikohen vendet e punës mbi 35 punëtorëve si pasojë e mos plotësimit të kritereve për marrjen e kontratës për mirëmbajtjen e hapësirave publike. Po ashtu, asnjë fjalë për zvogëlimin e tarifave për mbeturina dhe për faljen e borxheve.
Në listën e Drejtorit të zhvillimit Ekonomik, tani nga tre mujori i parë, askund nuk po figuron fare problemi i tregut të gjelbër, madje as çfarë po ndodh aty.
Te Lumi “Mirusha”, e vërteta është që aty punohet kohë pas kohe, por jo edhe punë efektive. Madje, punimet filluan tek pasi banorët e revoltuar të kësaj lagjeje, ia hodhën bërllogun para derës, kryetarit Haziri.
Asnjë përkrahje nuk kemi për bizneset, dhe siç dihet edhe shumica e tenderëve u jepen kompanive jashtë Gjilanit, ndonëse z.Haziri, në fushatën e tij, kishte rrah gjoks së “nuk do të lejoj jabanxhinjtë, të marrin punë në Gjilan”, ndërsa po ndodhë e kundërta, ku bizneset lokale kanë mbetë pa përkrahje ë.
Në deklaratën e z.Zuzaku, fjali pozitive e tij duket vetëm që ka pranuar se është Kredi e jo Donacion nga Qeveria Austriake.
Pra, i nderuari drejtor komunal zhvillimit ekonomik! Në deklaratat tuaja publike, së paku, thuaje të vërtetën, qoftë edhe një punë “të hajrit”, nëse keni bërë”, përfundon reagimi i Komisionit për Ekonomi dhe Zhvillim, I PDK Dega në Gjilan. /2L ONLINE/