Reagimet tona të njëpasnjëshme se në departamentin e prokurimit të Komunës së Gjilanit, ka keqpërdorime të skajshme, dhe se, kryetari I Komunës, z. Lutfi Haziri, i ka fut thell duart në tender, janë vërtetuar disa herë, thuhet në reagimin e PDK-së së Gjilanit..
Fatkeqësisht, kjo u vërtetua edhe tash nga Organi I Shqyrtimit të Prokurimit /OSHP/, I cili, përmes një vendimi të formës së prerë (lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull: “Pastrimi I rrugëve, trotuareve, mirëmbajtja e parqeve dhe hapësirave publike”), PSH. Nr. 94/17, më 23 maj 2017, I drejtohet KRPP-së, për marrjen e licencës z. Salih Kçiku – Zyrtar i Prokurimit, në Komunën e Gjilanit, edhe për shkak të shkeljeve të vazhdueshme të këtij zyrtari të prokurimit që I ka bërë në aktivitetet e ndryshme të prokurimit.
Për të njejtat shkelje, me të njejtin vendim, OSHP, e dënon Komunën e Gjilanit, si autoritet kontraktues, me gjobë prej 10 mijë euro.
Kjo është shqetësuese për qytetarët e Gjilanit, ngase, po vërtetohet fakti, se kryetari Lutfi Haziri, është thellë I involvuar në çdo tender të prokurimit në Komunë, thuhet në reagimin e PDK-së së Gjilanit.
*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017