Zgjedhjet e 11 qershorit nuk janë zgjedhje që vendosin fituesin! Fituesi është vendosur që kur: Frikacakëve iu mor e drejta e qeverisjes dhe që kur tentativave për koalicion iu dha përgjigjja e duhur me koalicionin e fuqishëm.
Kandidatët për deputet nga dega e PDK-së në Gjilan, z. Zenun Pajaziti dhe znj. Leonora Morina Bunjaku në sallën e mbushur përplotë, janë takuar me anëtarë dhe simpatizues të PDK-së e qytetarë të Përlepnicës.
Ashtu siç u tha edhe nga të pranishmit, Përlepnica ka qenë dhe do të mbetet vatër e PDK-së.
Zgjedhjet e 11 qershorit nuk janë zgjedhje që vendosin fituesin! Fituesi është vendosur që kur: Frikacakëve iu mor e drejta e qeverisjes dhe që kur tentativave për koalicion iu dha përgjigjja e duhur me koalicionin e fuqishëm. Pra, këtë e quajmë koalicion, me parti të fuqishme parlamentare – PDK, AAK, NISMA. E liderët e këtyre partive, e dini se çfarë shkronja të arta kanë përfaqësuar. Ato të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. – ka thënë në fjalën e saj para të pranishmëve zonja Leonora.
Ne nuk përfaqësojmë ushtri fantome, të paqena. E, koalicioni tjetër është ai që as nuk mund të quhet koalicion, i krijuar me një parti joparlamentare dhe me një tjetër ende të paregjistruar. Për këtë: Zgjedhjet e 11 qershorit janë një fillim i ri edhe për votuesin, posaqërisht për votuesin e ri të PDK-së, sepse janë zgjedhje kur votuesi do të vendos nëse: do të rreshtohet me koalicionin e krenarisë kombëtare, të vendimeve më të rëndësishme historike të ndërtimit të shtetit të Kosovës, apo për koalicionin e bllokimit të shtetit, mungesës së dijes dhe guximit për të marrë vendime, ka thënë zonja Bunjaku.
Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, Zenun Pajaziti, kryetar i degës së PDK-së në Gjilan dhe kandidat për deputet ka thënë se Përlepnica kurrë nuk e ka braktisur PDK-në dhe PDK kurrë nuk do e braktisë Përlepnicën. Në Përlepnicë ndihem si në shtëpinë time. Para njëzet e shtatë vitesh, pikërisht në këtë vend kam mbajtur fjalimin e parë para një mase të madhe njerëzish siç jemi sot. Jam krenar që për të gjitha këto vite, bashkë më ju, kemi rrugëtuar deri këtu dhe jam krenar që jam frymëzuar prej këtij fshati dhe këtyre njerëzve të mrekullueshëm ka thënë z.Pajaziti.
Ju ftoj që të dielën ta mbështetni fuqishëm koalicionin PDK-AAK-Nisma, sepse fitorja e këtij koalicioni është fitore e Kosovës. Jam shumë i sigurtë se Përlepnica di cilët t’i votoj. Përlepnica nuk do i mbështesë ata që kanë vetëm fjalë e asnjëherë vepra e punë, ka thënë z.Pajaziti.
Pas një tubimi tjetër në Malishevë, z.Pajaziti, e përsëriti edhe në Përlepnicë se zgjedhjet e së dielës do të jenë edhe një sinjal që Partia Demokratike e Kosovës, do të rikthej qeverisjen edhe në zgjedhjet e vjeshtës në Gjilan.
“Unë kam vendosur që bashkë me ju ta bëjmë këtë. Ju siguroj që së bashku me ju nuk do të lejojmë të vazhdoj kjo mënyrë e keqe e qeverisjes edhe në Gjilan. Ju ftoj që të dielën mbrëma, pas votimeve, të gjithë, dinjitetshëm siç na ka hije të dalim në qendër të Gjilanit të festojmë fitoren e madhe të Fillimit të ri, ka porositur z. Pajaziti, nga salla e mbushur përplot, ku disfatisti zhurmagji, nuk arriti ti grumbullojë as 30 pjesmarrës.
*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017