DYLON

Luta: Faleminderit Përlepnica e Zija Shemsiut dhe e Xhavit Ahmetit për këtë madhështi

Luta: Faleminderit Përlepnica e Zija Shemsiut dhe e Xhavit Ahmetit për këtë madhështi
Avatar photo Redaksia

“Përlepnica e Zija Shemsiut dhe e Xhavit Ahmetit i kanë bërë pritje madhështore kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, duke i ofruar mbështetje të plotë në garën e 14 nëntorit”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Pasi i falënderoi të pranishmit për këtë përkrahje, kryetari Haziri theksoi se punët e mbetura në këtë fshat do të realizohen me prioritet të lartë.

EkoHigjiena

“Krenar me këtë rritje të mbështetjen që e gjeta sonte në Përlepnicën e Zija Shemsiut dhe Xhavit Ahmetit. Ju siguroj që projektet e mëdha që e prekin direkt Përlepnicën, si Autostrada e rruga katër korsi, do t’i përfundojmë në mënyrën më të mirë sepse s’ka kush që i stopon. Ju falënderoj prej fundit të zemrës për këtë besim të madh. Do të mbetem gjimonë, Luta juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.

Në këtë takim ka folur edhe ish – ministri i Transportit, Qemajl Ahmeti, i cili tha se mbështetja për kryetarin Haziri, është mbështetje për realizimit të programit zhvillimor për Përlepnicën dhe për Gjilanin në tërë territorin e tij.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.