DYLON

Përlepnica me Lëvizjen VETËVENDOSJE!

Përlepnica me Lëvizjen VETËVENDOSJE!
Avatar photo Redaksia

Mbështetja që po e marrim në Perlepnicë, është vazhdimësi e përqafimit të frymës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga banorët e zonës. 

U diskutuan disa çështje me rëndësi jetike. Së pari do të mbyllet rrjeti i kanalizimit i cili derdhet në lum. Pastaj do të bëhet pastrimi i deponive ilegale të mbeturinave. Kjo do të shoqërohet me ndërtimin e parkut rekreativ tek liqeni i Përlepnicës, i cili do t’i sjellë gjallëri dhe do të tërheq banorët e komunës për të kaluar më shumë kohë në natyrë. 

EkoHigjiena

Në takim ishte i pranishëm kandidati për asamble Bejtullah Osmani, si dhe na nderoi me prezencën e tij edhe z. Hydajet Hyseni. Si qytetar i Përlepnicës, ai foli për ndryshimin që vjen nëpërmjet qeverisjes së kandidatit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kryetarit të ardhshëm të komunës, z. Alban Hyseni. Për zhvillimin e Përlepnicës, për zhvillimin e Gjilanit.

Sekretariati për Media dhe Komunikim – Lëvizja VETËVENDOSJE! – Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.