“Dega e PDK-së dhe kandidatja për kryetare të Gjilanit znj.Leonora Bunjaku bashkë me kandidatin për asamble komunale Ilir Azemin do ti ofrojnë qytetarit të Gjilanit dhe diasporës ofertën më të mirë në zgjedhjet e 17 tetorit”, thuhet në njoftimin e PDK-së së Gjilanit.
Ja njoftim i plotë i PDK-së:
Edhe kësaj here si gjithmonë Partia Demokratike e Kosovës dhe kandidatët e saj mbeten alternativa ma e mirë dhe e vetme për diasporën respektivisht për krijimin e kushteve që diaspora të jetë sa më e kënaqur me kushtet e ofruara për ta, në komunat e tyre respektive.
Dega e PDK-së dhe kandidatja për kryetare të Gjilanit znj.Leonora Bunjaku bashkë me kandidatin për asamble komunale Ilir Azemin do ti ofrojnë qytetarit të Gjilanit dhe diasporës ofertën më të mirë në zgjedhjet e 17 tetorit.
Iliri vepron si afarist i suksesshëm në shtetin e Francës dhe është anëtarë i kryesisë së PDK-së në Francë, i cili me dinjitet do ta përfaqësojë diasporën edhe në Kuvendin Komunal të Gjilanit. Kontributi i Ilirit është i gjithanshëm dhe sigurisht sukseset do ti kemi të përbashkëta në rrugën politike.
Falënderime të pafundme për diasporën dhe faleminderit Ilir, na priftë e mbara.