/2L ONLINE/ – Pas deklaratave të njërës palë të Partisë së Drejtësisë në Gjilan, se Selvete Shurdhani nuk përfaqëson më PD-në, dhe rrjedhimisht nuk janë as pjesë e një grupi të quajtur G3, që përbëhet nga anëtar të Kuvendit Komunal të Gjilanit, ku tani bënë pjesë edhe Shurdhani, vije edhe reagimi nga pala tjetër, përkatësisht Fidan Mustafa, sekretar i Përgjithshëm i PD-së, në nivelin qëndror, sipas të cilit kryetarja e vetme legjitime e PD-së në Gjilan është Selvete Shurdhani dhe se kushdo tjetër që thirret në emër të PD-së, janë thirrje të pabaza dhe të panjohura nga organet e brendshme të PD-së, Këshillit Drejtues dhe KQZ-ja.
Shih shkrimet:
“Shurdhani nuk përfaqëson PD-në, si rrjedhojë nuk jemi pjesë e G3-shit”
Formohet Grupi G3
Tani ja reagimi i plotë i Mustafës:
“Informojmë opinionin gjilanas e më gjerë, se Dega e PD-së në Gjilan ka vetëm një kryetare të degës, legjitim, e ajo është znj.Selvete Shurdhani, e cila buron nga një Kuvend i rregullt i PD-së si dhe e çertifikuar edhe nga KQZ vitin e kaluar me mandat 4 vjeçar.
Disa emra të thirrur ‘gjoja’ si kryetar të degës në Gjilan apo në emër të PD-së, janë të pabazë dhe të panjohur nga organet e brendshme të PD-së, Këshillit Drejtues dhe KQZ.
Ne informojmë mediat dhe qytetarët që mos te bien preh e thirrjeve të pa autorizuara nga individë e qarqe të caktuara të cilët nuk mund të përfaqësojnë askënd tjetër përveç vetveten dhe klanet e tyre, tashmë të njohura edhe për opinionin”.
Me respekt:
Fidan Mustafa
Sekretar i Përgjithshëm i PD-së