Partia e Drejtësisë (PD), dega në Gjilan reagon ndaj Komunës së Gjilanit, respektivisht dikasterit të shërbimeve për qytetarë (Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë) për shërbimet të një niveli aq të ulët, saqë për një fletë poseduese të një qytetari duhet pritur së paku 6 muaj deri në një vit.
Ky trajtim jo dinjitoz dhe jo profesional duhet ndryshuar urgjentisht, thuhet tutje në reagimin e PD-së.
Kryetari I PD-së në Gjilan, Skender Berisha thotë se qytetarëve u është premtuar një ndryshim, një trajtim tjetër, u është premtuar zëri i tyre në Kuvendin e Komunës së Gjilanit, u është premtuar që qytetarët do të jenë në rend të parë, u është premtuar se ndryshimin do ta prekin së pari qytetarët!
Berisha kërkon nga Kryetari i Komunës që të adresohet ky problem, dhe shërbimet ndaj qytetarëve që u drejtohen Komunës të jenë në një nivel sa më profesional dhe më koherent.
Sipas tij, mungesa e stafit, problemet e brendshme brenda koalicionit nuk janë probleme që duhet të brengosur edhe qytetarët e thjeshtë. Ata kërkojnë shërbime, dhe ajo duket t’u ofrohet.
Nuk duhet shijuar luksin e në anën tjetër puna askund!, thuhet në fund të reagimit. /2LONLINE/