DYLON

Kryetari Hyseni priti nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” që do ta përfaqësojnë Kosovën në garat ndërkombëtare të matematikës

Kryetari Hyseni priti nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” që do ta përfaqësojnë Kosovën në garat ndërkombëtare të matematikës
Avatar photo Redaksia

Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit, bashkë me drejtoreshën e Drejtorisë së Arsimit në Gjilan, Albana Demiri, kanë pritur në zyrën e tij nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” Era Januzin, Lum Jerliun dhe Olt Imerin, të cilët do të përfaqësojnë Kosovën në garat ndërkombëtare.

Bashkë me ta ishin edhe drejtori i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, Bekim Mustafa si dhe profesori i matematikës Festim Shkodra, i cili njëherit është edhe koordinator i ekipit të Komunës së Gjilanit.

EkoHigjiena

Pas këtij takimi, Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit, ka shkruar:

Era Januzi, Lum Jerliu dhe Olt Imeri janë 3 matematikantët e rinj gjilanas të cilët do të përfaqësojnë shtetin tonë në Olimpiadën Matematike Ndërkombëtare – IMO 2023 dhe Evropiane – IGMO 2023.

Kënaqësi gjithmonë takimi me nxënësit e dalluar të cilët na përfaqësojnë në gara ndërkombëtare. Erës, Lumit e Oltit, i urova fitoren në gara e u zotova që do vazhdojmë mbështetjen financiare për ta dhe moshatarët e tyre të cilët që po na bëjnë krenarë me arritjet e tyre përtej kufijve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.