DYLON

Ushtarak nga Kosova dhe Shqipëria bënë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”

Ushtarak nga Kosova dhe Shqipëria bënë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”
Avatar photo Redaksia

Në nderim të 25 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së” delegacioni nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), të shoqëruar nga delegacioni i Forcës së Sigurisë së Kosovës bënë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe u takuan me përfaqësuesin e familjes Jashari, Bacën Rifat.

Delegacioni i FARSH-së i cili është duke qëndruar për vizitë në Kosovë drejtohet nga gjeneral brigade Ilir Xhepexhia i shoqëruar nga gjeneral brigade Sefer Isufi dhe oficerë të lartë të FARSH-së, FSK-së dhe dy ekipeve të futbollit të cilët do të luajnë lojë miqësore në kuadër të manifestimit të “Epopesë së UÇK-së”. /2LONLINE/

EkoHigjiena