Me propozimin e Kryesisë së degës së Partisë së Drejtësisë (PD) në Gjilan, Kryetari Ferid Agani sot promovoi si kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit, profesorin e nderuar dhe aktivistin shumëvjeçar, shoqëror dhe politik Naser Morina, kandidat për doktor shkence në lëmin e ndërtimtarisë, njofton PD.
Tutje thuhet se me karrierën e shkëlqyer profesionale dhe shkencore si dhe vlerat e dëshmuara etike e morale, prof. Morina do të paraqet mundësinë për zgjedhjen me të drejtë për kryetar të Komunës nga ana e qytetarëve të Gjilanit.
“Përkushtimi i tij për çështjen shtetërore i mbështetur në unitetin e vlerave kombëtare, evropiane dhe kulturore-shpirtërore të qytetarëve të vendit, paraqet garancionin për realizimin e plotë të interesave të qytetarëve të Gjilanit, në të gjitha aspektet e funksionimit të jetës komunale”, thuhet në njoftimin e PD-së.