DYLON

LDK: Një grup i studentëve të ekselencës aderon në LDK-në e Gjilanit

LDK: Një grup i studentëve të ekselencës aderon në LDK-në e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Një grup i studentëve të ekselencës i janë bashkuar sot Forumit të Rinisë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan. thuhet në një komunikatë të Degës së LDK-së, në Gjilan.

Mirëseardhje këtyre të rinjve i kanë uruar Rina Ahmeti, kryetare e Forumit, Gentrit Murseli, anëtar i kryesisë dhe qindra të rinjë e të reja të LDK së Gjilanit. thuhet tutje në komunikatë.

Ahmeti e Murseli i kanë sygjeruar të rinjve gjatë këtij takimi që ta marrin shembull kreun e Degës dhe Komunës së Gjilanit, njeherin nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri, i cili aktivitetin e tij politik e ka nisur pikërisht në strukturën e rinisë.

EkoHigjiena

Ata falënderuarn Hazirin për mbështetjen e madhe që i ka dhënë të rinjve gjilanas, duke iu besuar pozita udhëheqëse.

Gjatë takimit të sontëm u tha se së bashku me të rinjtë do të finalizohet strategjia dhe planprogrami për katër vitet tjera të qeverisjes në krye me kryetarin Haziri, duke theksuar se dyertë e LDK-së së Gjilanit janë të hapura për grupmoshën e të rinjve dhe idetë e tyre do të inkorporohen në mënyrën më të mirë, thuhet në komunikatë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.