Patriotët shqiptarë ishin kundër krijimit të shtetit jugosllav në territoret e tyre, fëmijët dhe familjet e tyre mbetën të vonuar në shkollim për një gjeneratë…!
Shkruan: Sami ARIFI
Patriotët shqiptarë luftuan për Shqipërinë Etnike Natyrale për të jetuar shqiptarët në një shtet të përbashkët, jo për Jugosllavi në të cilën u përfshinë më se gjysma e territoreve shqiptare nën okupimin e saj. Prandaj, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore patriotët shqiptarë u pushkatuan, u dënuan me dënime të rënda në burgjet jugosllave dhe një numër mjaft i madh i tyre u arratisën në vende të tjera…ndërsa fëmijët dhe familjet e tyre në atë krijesë artificiale serbo-sllave (Jugosllavisë) mbetën të vonuar në shkollim për një gjeneratë…
-Patriotët shqiptarë edhe se ishin shumica të shkolluar, fëmijët dhe familjet e tyre mbetën të pashkolluar nga regjimi serbo-jugosllav dhe nga bashkëpunëtorët e këtij regjimi.
-Patriotët shqiptarë që ishin kundër formimit të Jugosllavisë me gjysmën e territoreve shqiptare të shkëputura nga shteti amë (Shqipëria), nën pushtimin serbo-jugosllav, fëmijët dhe familjet e tyre mbetën të pashkolluar. Fëmijët e fëmijëve (nipërve dhe mbesave) të atdhetarëve iu mundësua shkollimi i vonuar d.m.th….pas një gjeneratë.
-Shkollimi superior pas ripushtimit të trojeve shqiptare me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, nga serbo-sllavët iu mundësua vetëm atyre që nuk e kundërshtuan apo ishin në neutralitet ndaj formimit të Jugosllavisë, ndërsa bashkëpunëtorët dhe familjet e tyre ishin të privilegjuar pas formimit të kësaj krijese artificiale (Jugosllavisë).
-Ca atdhetarë edhe se ishin përbrenda kësaj krijese artificiale (Jugosllavisë), bënë sakrifica, aq sa munden për arsimin shqip, ata (atdhetarë) bënë përpjekje të panumërta për drejtat e shqiptarëve edhe në fusha të tjera në kuadër të Jugosllavisë në emrin me luftën për barazi me popujt tjerë në këtë shtet.
-Gjeneza embrionale e racës sonë kombëtare nëpër kohë u shtyp,…së fundi në mënyrën më mizore nga serbo-sllavët. Ne edhe tani nuk jemi si tërësi të kompletuar mjaft si sovran në zgjimin tonë kombëtar nga shkaku i pamundësisë së jetës së përbashkët në një Shqipëri Etnike Natyrale…dhe nga shkaku, në të kaluarën e afërt, i seleksionimit nga shteti jugosllav të shqiptarëve të ashtuquajtur nga Serbia “të mirë” në funksionim të shtetit jugosllavë, si dhe të pikëpamjeve ideologjike në shtetin amë, pra, nuk kishte një shkollim unifikues superior të meritokracisë për të gjithë shqiptarët….
-Mungesa e vetëdijes, zgjimit kombëtar të një historie të afërm të së kaluarës që anmistojë diktaturën, pa i hedhur pranë organeve të drejtësisë të bëmat për qubrilloviçët, rankoviçistët, popoviçët, klyshëve të përbetuar të dirigjueseve të komunizmit jugosllav dhe veglave të tyre që vepruan kundër keqdashëse të shqiptarëve edhe nga shqiptarët të ashtuquajtur të “mirë”. Ky veprim dhelpëror i tyre vërehet edhe pas rënies së shtetit serbo-jugosllav, ata edhe tani arritën të konsolidohen dhe të ruajnë mendësinë komuniste në emër, të manipulimit, të proceseve demokratike, madje kapin apo dirigjojnë majat e pushtetit duke dominuar edhe në mediat…
-Vërtet kjo është fyerje për dëshmorët, për të burgosurit dhe për të përndjekurit, fyerje në tërësi për atdhetarët e vërtetë. Prandaj, me të drejtë mikesha e shqiptarëve, Edith Durham, thoshte se shpeshherë shqiptarët janë armiqtë e vetvetes, duke parë se mbeturinat tona pa pengesë e bëjnë punën shumë të suksesshme në shërbim të armiqve, se sa që e bëjnë vetë armiqtë tanë kundër nesh për të penguar të drejtën dhe lirinë tonë… /2LONLINE/