DYLON

Përurohet njësia përpunuese e ëmbëlsirave në Ramjan

Përurohet njësia përpunuese e ëmbëlsirave në Ramjan
Avatar photo Redaksia

Në bashkëpunim me komunën e Vitisë dhe organizatën për Zhvillimin e Bujqësisë IADK, në fshatin Ramjan të Vitisë është bërë përurimi i një njësie përpunuese të ëmbëlsirave, te përfituesja e këtij projekti Alba Zejnullahu.

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka uruar përfituesen e këtij projekti dhe tha se me përkrahjen që po u jepet grave të komunës së Vitisë, po arrihen shumë storie suksesi, në zhvillimin ekonomik e social.

EkoHigjiena

“Urime për Albën dhe për shumë gra të komunës tonë që janë treguar të suksesshme dhe janë bërë storie suksesi edhe për mediat e huaja. Përkrahja e të gjithë sektorëve, shoqatave të grave, organizimeve grupore, shoqatave të fermerëve, e zhvillojnë ekonominë dhe gjenerojnë punësim. Njësitë përpunuese si të ëmbëlsirave, mëlmesave, pjekurinave, konservansave, njësitë e përpunimit të qumështit janë model për krejt Kosovën”, u shpreh Haliti.

Ndërsa drejtori i IADK-së, Zenel Bunjaku, ka thënë se ky projekt është mbështetur nga donatori BROT nga Gjermania dhe në bashkëpunim e partneritet të ngushtë me komunën e Vitisë.

“Për ne është shumë kënaqësi që së bashku me kryetarin e komunës së Vitisë, e cila komunë është njëra ndër partnerët më strategjik dhe më të besueshëm të IADK-së, po e bëjmë përurimin e kësaj njësie përpunuese të ëmbëlsirave, te Alba Zejnullahu këtu në Ramjan”, ka thënë Bunjaku.

Po ashtu edhe përfituesja e këtij projekti Alba Zejnullahu, e cila ka hapur lokalin në shtëpinë e saj në fshatin Ramjan, ka falënderuar të gjithë ata që e kanë përkrahur për hapjen e këtij biznesi.

Ky aktivitet ishte në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës” përkrahur nga BROT, bashkë financuar nga komuna e Vitisë dhe implementuar nga IADK.

Në këtë inaugurim ka marrë pjesë edhe drejtoresha për bujqësi, Arlinda Sahiti, përfaqësuesja e GLV “Vitia”, Fadile Demelezi dhe zyrtarë të tjerë komunal. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.