Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pesticidet janë potencialisht toksike për njerëzit. Ato mund të sjellin efekte negative në pjellori, sistemin imunitar apo atë nervor, shkaktojnë kancer dhe çojnë në probleme të tjera.
Luleshtrydhet kryesojnë listën e produkteve me përqendrimin më të lartë të pesticideve, ndërkohë që misri i ëmbël dhe avokadot janë renditur si prodhimet me përqendrimin më të ulët.
Në një raport vjetor të kryer nga Grupi Mjedisor i Punës (Environmental Working Group) u zbulua se gati 70% e mostrave nga 48 lloje të produkteve të rritura në mënyrë konvencionale janë të ndotura me mbetje pesticidesh.